RTSH 24 Live

Aktualitet

Humb kontrollin e automjetit, 35-vjeçari bie në lumin Lana

04/05/2024

Humb kontrollin e automjetit, 35-vjeçari bie në lumin Lana

Në orët e para të mëngjesit të sotëm (4 maj) në afërsi të Shkozës, një 35-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit të tij dhe si pasojë ka dalë nga rruga duke rënë në lumin e Lanës.

Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

“Më datë 04.05.2024, rreth orës 05:30, në afërsi të rrethit të Shkozës, shtetasi F. H., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana”

/rtsh.al/