RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti - Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje lokale, temperaturat me rritje

28/06/2024

Moti - Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje lokale, temperaturat me rritje

Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga rryma ajri më të freskëta Atlantike duke sjellë reshje lokale dhe temperature të ulëta.

E Premte 28 Qershor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje lokale. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-1,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      14/28°C

- Zonat e ulëta       18/32°C

- Zonat bregdetare 20/31°C

Kosova për dt. 28 Qershor 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 14°C –17°C në mëngjes deri në 25°C –27°C gradë Celsius në mesditë.

E Shtunë 29 Qershor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-1,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      15/30°C

- Zonat e ulëta       18/36°C

- Zonat bregdetare 20/35°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari