E Diel 10 Nëntor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale
- Zonat malore 1/12°C
- Zonat e ulëta 3/19°C
- Zonat bregdetare 10/20°C
Kosova për dt. 10 Nëntor 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 3°C – 5°C në mëngjes deri në 15°C –18°C gradë Celsius në mesditë.
E Hënë 11 Nëntor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim veriperëndim 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 2/15°C
- Zonat e ulëta 3/21°C
- Zonat bregdetare 10/22°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari