Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) këtë martë (12 nëntor).
Nuk bëhet me dije çështja për të cilën është pyetur Agolli nga prokurorët e SPAK.
Agolli u rizgjodh drejtor i FSHZH-së në janar të këtij viti, ndërsa më parë ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në Bashkinë e Tiranës, ku ka qenë drejtor i Urbanistikës, drejtor i Punëve Publike dhe administrator i përgjithshëm i Bashkisë.
/rtsh.al/