Temperaturat e larta gjatë verës kanë dhënë ndikim në fushën e bujqësisë, duke sjellë pjekjen më të hershme të frutave. Disa kultivarë mollësh tashmë janë pjekur dhe ka nisur vjelja e tyre me dije specialisti i sektorit të pemtarisë Nevjon Telha.
“Kemi pasur temperatura të larta për një periudhë të gjatë kohe dhe kemi një shpeshtim të rritjes dhe zhvillimit dhe për këtë arsye kemi dhe pjekje të hershme”, tha Nevjon Telha, specialisti i sektorit të pemëtarisë.
Telha thotë se bëhet fjalë për kultivarët e hershëm të cilët nuk ruhen në kushte frigoriferike.
Qarku i Korçës njihet për potencialin e madh të prodhimit të mollës, me një prodhim vjetor prej rreth 120.000 ton, sasi e cila shitet kryesisht në tregun vendas e më pak në vendet e rajonit.
/RTSH/