RTSH 24 Live

Sociale

Mjekët: Fëmijët e lindur në pandemi sëmurën më shpesh

23/05/2023

Mjekët: Fëmijët e lindur në pandemi sëmurën më shpesh

Fëmijët e lindur gjatë pandemisë kanë predispozicionin për tu sëmurur më shpesh dhe më gjatë. Konstatimi  vjen nga mjekët pediatër të qendrave shëndetësore të cilët theksojnë se ky brez fëmijësh duhen parë në mënyrë të studiuar

Ajo që aktualisht po kalojnë shumë fëmijë janë viroza të ndryshme që në shuma raste bashkohen me COVID dhe situata fillon e ndërlikohet

Përgjithësisht sipas mjekes pediatre, Adriana Ilias, kuadri klinik është ai që mbizotëron.

"Po është ende prezent dhe na ndërthuren zakonisht dhe me virozat e tjera, por që bëjnë një zgjatje të temperature 10 deri 2 javë. Përsa i përket ndërlikimeve, mbivendosjet e infeksioneve bakteriale kapin rreth 30% të fëmijëve. Ndërlikimet më të shumta kanë qenë otitet, bronkitet trakelitet që zënë 15% të rasteve", tha mjekja.

Mjekë apelojnë për kujdes me temperaturën e fëmijës. Mbi 72 orë temperaturë kërkon patjetër vizitën e mjekut specialist ndaj prindërit të jenë vigjilentë dhe ndjekin këshillat.

Gazetare: Sonila Mlloja

/RTSH/