RTSH 24 Live

Sociale

Mjekësi e inxhinieri, s’ka kuota interes për kurset dy vjeçare që të japin zanat në ndërtim e turizëm

10/09/2024

Mjekësi e inxhinieri, s’ka kuota interes për kurset dy vjeçare që të japin zanat në ndërtim e turizëm

Kur kanë mbetur ende edhe dy faza të tjera, deri më tani janë regjistruar 75 përqind e maturantëve që do t’i drejtohen dyerve në Universitete.

Arjan Xhelaj, kreu i rrjetit akademik Shqiptar sqaron për RTSH se ndërsa ka mbetur një përqinde e vogël e të rinjve që do të rehabilitojnë për raundin e dytë, shifrat mund të jenë më të mirat e viteve të fundit.

Shpresoj të kalojmë 85 përqindëshin, do të jetë ecuria më e mirë e të gjithë këtyre viteve. Degët kryesore pothuajse u ezauruan të gjitha gjatë fazave të para. Po dhe degët e tjera si TIK që janë në masën 97 përqind.

Këtë vit, programet 2-vjeçare fituan epërsi krahasuar me një vit më parë gjatë fazës së aplikimeve, ku janë regjistruar edhe maturantë mbi mesataren 6.5.

Kryesisht ecin programet që kanë të bëjnë me ndërtimin, hidraulikun, kondicionimin.

Xhelaj thotë se është ende herët në këtë raund të parë, për të folur për degë, ku interesi në të shkuarën ka qenë i ulët, ndërsa çdo vit regjistrohen afro 22 mijë maturantë.

Gazetare: E. Hasanbelli

/rtsh.al/