RTSH 24 Live

Kulturë

Miss Nikaragua, Sheynnis Palacios shpallet “Miss Universe 2023”

19/11/2023

Miss Nikaragua, Sheynnis Palacios shpallet “Miss Universe 2023”

Sheynnis Palacios nga Nikaragua u kurorëzua “Miss Universe 2023”. Konkursi i bukurisë u zhvillua të shtunën mbrëma në kryeqytetin e Salvador, San Salvador.

Shoqëruesja e parë u rendit Anntonia Porsild nga Tajlanda.

Fituesit e konkurseve kombëtare të 84 vendeve kishin konkurruar në Miss Universe të këtij viti, të gjykuar nga një panel përfshirë modelen Halima Aden, yllin e "Queer Eye" Carson Kressley, influencuesin e TikTok Avani Gregg dhe dy ish-fitueset e Miss Universe, Janelle Commissiong nga Trinidad & Tobago. (Miss Universe 1977) dhe Iris Mittenaere e Francës (Miss Universe 2016).

/rtsh.al/