RTSH 24 Live

Lifestyle

Mis Japonia heq dorë nga titulli, 26-vjeçarja Karolina Shino u kurorëzua dy javë më parë

06/02/2024

Mis Japonia heq dorë nga titulli, 26-vjeçarja Karolina Shino u kurorëzua dy javë më parë

Misi nga Japonia, Karolina Shino, e cila u kurorëzua dy javë më parë me këtë titull ka dhënë dorëheqjen këtë të hënë ka bërë me dije shoqata Miss Japonia. Fitorja e saj ndezi debate të shumta për shkak të origjinës së saj nga Ukraina , ndërsa të tjerë thanë se ajo nuk i përfaqësonte idealet tradicionale japoneze të bukurisë, teksa kishte edhe të tjerë të cilët e mirëpritën kurorëzimin e saj. Mes kësaj buje e cila ka zgjatur për rreth dy javë, një revistë lokale publikoi lajmin se 26-vjeçarja ishte në një marrëdhënie me një burrë të martuar.

Fillimisht organizatorët e konkursit mbrojtën 26-vjeçaren Shino (Shiino), duke thënë se ajo nuk e dinte që burri ishte i martuar, e ndërsa në një deklaratë tjetër organizatorët thanë se misi kishte rrëfyer se kishte ditur që ai kishte një familje tjetër.

"Ajo ka kërkuar falje që mashtroi dhe organizatorët e kanë pranuar dorëheqjen e saj nga titulli," tha shoqata Miss Japonia.

Shino gjithashtu u kërkoi falje fansave të saj dhe publikut të gjerë në një deklaratë të hënën, ku tha se kishte vepruar nga frika dhe paniku në përgjigje të raportimit.

Më vjen vërtet keq për telashet e mëdha që kam shkaktuar dhe për tradhtinë e atyre që më mbështetën,” tha ajo.

Titulli i Mis Japonisë tani do të mbetet vakant për pjesën tjetër të vitit. Shino u kurorëzua në 22 janar, ajo ishte personi i parë me prejardhje evropiane që iu dha ky nder. Ajo ka lindur në Ukrainë para se të shpërngulej me nënën e saj në Japoni kur ishte pesë vjeç dhe të merrte mbiemrin japonez të njerkut të saj.

/RTSH/