RTSH 24 Live

Lifestyle

Kompensimi i gjumit të humbur në fundjavë ul me 20% rrezikun e sëmundjeve të zemrës

30/08/2024

Kompensimi i gjumit të humbur në fundjavë ul me 20% rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Njerëzit që kompensojnë gjumin e humbur gjatë fundjavave mund të ulin potencialisht rrezikun e sëmundjeve të zemrës deri në 20 përqind, sipas një studimi të ri.

Të dhënat nga më shumë se 90,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se kompensimi i mungesës së gjumit gjatë javës me kohë shtesë në shtrat në fundjavë mund të zbusë efektet negative të mungesës së gjumit, raporton Independent.

Gjetjet e paraqitura në konferencën e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë treguan se njerëzit e privuar nga gjumi që bënin gjumë shtesë gjatë fundjavave u ul rreziku i sëmundjeve të zemrës me 20 përqind, krahasuar me ata që nuk bënin gjumë shtesë ose flinin edhe më pak në fundjavë.

Autori i studimit Yanjun Song, i Qendrës Kombëtare Kardiovaskulare të Spitalit Fuwai në Pekin, tha: “Gjumi adekuat kompensues lidhet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës. Lidhja është edhe më e fortë mes njerëzve që rregullisht flenë keq gjatë ditëve të javës”.

Për studimin, autorët shikuan të dhënat e vetë-raportuara nga 90,903 njerëz që janë pjesë e programit UK Biobank, i cili mban të dhënat mjekësore të gjysmë milioni njerëzve. Prej tyre, 19,816 plotësuan kriteret për mungesë gjumi.

Të dhënat spitalore dhe informacioni i regjistrit të shkaqeve të vdekjes u përdorën për të identifikuar ata që kishin sëmundje të zemrës,s, ritëm të parregullt të zemrës dhe goditje në tru.

Gjatë një periudhe ndjekjeje 14-vjeçare, ekipi zbuloi se njerëzit me më shumë gjumë shtesë (duke filluar nga 1.28 deri në 16.06 orë gjumë shtesë gjatë fundjavës) kishin 19% më pak të ngjarë të zhvillonin sëmundje të zemrës në krahasim me ata me sasinë më të vogël e gjumit kompensues (duke filluar nga një humbje prej 16,05 orë deri në një humbje prej 0,26 orë gjatë fundjavës).

Në një nëngrup njerëzish me privim ditor të gjumit, ata me gjumin më kompensues kishin një rrezik 20 për qind më të ulët të sëmundjeve të zemrës sesa ata me më pak, thanë studiuesit.

/rtsh.al/