RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 6 Prill 2021.

05/04/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 6 Prill 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

-A i kushtoni vëmendje etiketës kur blini produket tuaja? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes, duke mirëpritur telefonatat në numrin e telefonit: 042  400  603, dhe komentet në rrjetin social Facebook . 

 

Shëndeti oral dhe kujdesi ndaj tij duhet të jetë i vazhdueshëm, në çdo kohë.  Fakulteti i Mjekësisë Dentare, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Klinikën Stomatologjike kanë zhvilluar aktivitet për promovimin e shëndetit oral. Për më shumë do të mësojmë me të ftuarat tona në studio, Edit Xhajanka,Dekane e Fakultetit të Mjekësisë Dentare dhe Irida Skënderi, Stomatologe.

 

Një  grup të rinjsh janë bërë bashkë për të dhënë mesazhe shprese dhe besimi se tashmë do të kalojmë edhe situatën e kijuar nga pandemia e Covid-19. Duke i dhënë zë muzikës e cila ka munguar në aktivitete të ndryshme, ata do jenë edhe në studion tonë. Për më shumë detaje do të bisedojmë me Laura Lilën, Pianiste dhe Pedagoge e jashtme në Universitetin e Arteve dhe Neron Kacerjan, Tenor, Student i vitit të fundit Bachelor

 

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .