RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 25 Mars 2021.

24/03/2021

Mirëmëngjes Shqipëri -  Ja çfarë do të ndiqni nesër më 25 Mars 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

Andorra-Shqipëri, sa del ndeshja? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook.  

 

Kombëtarja Shqiptare do të përballet me Andorrën dhe emocionet e sfidës do të vijnë drejtpërdrejtë në gjigandin mediatik ‘’RTSH’’. Për të mësuar më shumë detaje rreth sfidës dhe asaj që pritet të ndodhë, ne do jemi në studio me Sabina Mete, Gazetare  në  ‘’RTSH SPORT’’. 
 

Gazetaria dhe krijimtaria letrare duken si dy rrugëtime që shpesh takohen mes tyre dhe e  ftuara e sotme në studion tonë  është redaktore dhe gazetare, ndërsa ajo vjen për lexuesin me librin " Etje në pritje ". Për më shumë do kemi të ftuar në studio Alketa Gashi Fazliu, Gazetare.

 

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .