RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 24 Mars 2021.

23/03/2021

Mirëmëngjes Shqipëri -  Ja çfarë do të ndiqni nesër më 24 Mars 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

-Sa e rëndësishme është mbajtja e një uniforme në shkollë, punë, etj..? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook. 

 

Artisti dhe Pedagogu Ardian Isufi sjell në datën 25 mars, një ekspozitë për të gjithë artdashësit. Paqëndrueshmëria e përhershme është bërë tashmë status i qëndrueshëm në bashkohësinë tonë. Imazhi dhe intstalimi i kushtohen publikut që luhatet mes tundimit dhe dyshimit. Për më shumë do të mësojmë me artistin dhe pedagogun Ardian Isufi.

 

Për të gjithë miqtë e librit, ‘’Bukinist’’ do të sjellë festivalin e librit dhe panairin online, një mundësi e shkëlqyer për ata që e dashurojnë leximin. Të gjitha detajet i mësojmë me të ftuarin e mëngjesit, Albert Gjoka, menaxher i ‘’Bukinist Albania’’.

 

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .