RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 21 Maj 2021.

20/05/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni  nesër më 21 Maj 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

Sa të kulturuar jemi ne shqiptarët duke vlerësuar nga 1-10? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook.

 

Përallat janë një mënyrë shumë e mirë për të zhvilluar botën e fëmijëve, magji e cila zgjat në kohë. "Në botën magjike të Henrit" është libri më i fundit, me autorësi nga Anila Mullahi Elezi njëherësh dhe pedagoge në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi. Për më shumë do të  mësojmë me të ftuarën tonë në studio.

 

Dhuna në familje vijon të mbetet një ndër fenomenet më shqetësuese të shoqërisë sonë, një fenomen që është pasqyruar shumë herë edhe në media me kronika e lajme të ndryshme. Por sa është bërë në këtë drejtim dhe çfarë mund të bëhet më shumë kundër saj? Për këtë tematikë do të bisedojmë me të ftuarën tonë, ajo është Esmeralda Hoxha, Koordinatore Projekti nga Qendra ‘’Aleanca Gjinore për Zhvillim’’.

 

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .