RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 14 Maj 2021.

13/05/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni  nesër më 14 Maj 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

Të dish të falësh do të thotë...? Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook. 

 

Parlamenti miratoi ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor nëpërmjet të cilit ashpërsohen masat për drejtuesit e mjeteve që përdorin celularin në timon, alkool, ose kanë kryer shkelje të përsëritura. Në ndryshimet e kodit rrugor janë sanksionuar dhe pikët e patentës. “Në rast të mbarimit të tyre çdo person do të duhet të kryejë kursin e autoshkollës nga e para. Për më shumë do të bisedojmë me të ftuarin tonë, Fatmir Hasho,  Ekspert i Sigurisë Rrugore.     

 

Shqiptarët po lëvizin jashtë vendit ose po zhvendosen drejt Tiranës ose  Durrësit, sipas Instat  nga 12 qarqe vetëm këto rajone kanë parë rritje të popullsisë vitin e kaluar, ndërsa pjesa tjetër janë tkurrur ndjeshëm. Për të mësuar  më shumë rreth këtij fenomeni ne do të bisedojmë me të ftuarin tonë, Gëzim Tushi , Sociolog.

 

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .