RTSH 24 Live

Televizion

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 1 Prill 2021.

31/03/2021

Mirëmëngjes Shqipëri - Ja çfarë do të ndiqni nesër më 1 Prill 2021.
Mirëmëngjes Shqipëri

-Trego një gënjeshtër të besueshme! Kjo është tema për të cilën do të diskutojmë në mëngjes duke mirëpritur telefonatat në  numrin e telefonit : 042  400  603, dhe komentet  në rrjetin social Facebook. 

Kemi marrë shkas nga një artikull i një gazete italiane për një djalosh shqiptar. “Dhe Bajrami shkon për të pushtuar Amerikën”. Alberti është një djalë shqiptar që ka lindur në vitin 1997 dhe ka filluar të luajë futboll që kur ishte 5 vjeç. Për më shumë detaje ne do të lidhemi me të në skype.

Do të flasim për artin, por për një art krejt të veçantë. Kemi të ftuar një koleg nga Kosova, që na ka sjell librin e tij “Motazhi, Art i Fshehtë Filmik”. Është një libër mjaft interesant dhe mund të përdoret edhe si manual për ata që aspirojnë të punjnë në media por pse jo edhe për ata që kanë pasion videot dhe nëpërmjet celularit mund të xhirojnë dhe mund të montojnë video.

Por natyrisht që pjesë e pandarë e emisionit është muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj. Informacionet rreth Aktualitetit, Politikës, Sportit, Artit, Ekonomisë dhe Kulturës vijnë drejtpërdrejt nga webi  i ''rtsh.al''.

Parashikimi i Motit, lidhjet me korrespondentët nëpër rrethe, kuriozitete dhe aforizma, ngjarjet nga muzika botërore dhe shumë surpriza të tjera i gjeni vetëm duke na ndjekur nga ora 07:00-10:00 në RTSH 1, Radio Tirana 1 ose në telefonin tuaj celular me aplikacionin ''RTSH TANI'', i cili serviret pa pagesë për të gjithë telefonat e mençur .