RTSH 24 Live

Aktualitet

Ministrja Manastirliu reagon për zjarrin në spitalin covid: Po hetohen disa pista

27/11/2021

Ministrja Manastirliu reagon për zjarrin në spitalin covid: Po hetohen disa pista

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka mbërritur për inspektim në QSUT, pasi spitali covid3 u përfshi nga flakët. Në një prononcim për mediat, Manastirliu u shpreh se nuk ka të lënduar. Ministrja u shpreh se në këtë spital janë 70 pacintë, por zjarri nuk ka rënë në pavionin ku janë të shtruarit.

“Këtu janë tre pavione që ofrohet shërbim ndaj pacientëve me COVID. Dua të siguroj që janë të gjithë shendosh e mirë. Incidenti ndodhi jo në zonat e pavianëve. Ashtu sikur mund të shquhet, është një incident që ka ndodhur në zonën e gjelbër, ku janë shërbimet mbështetëse. Ky incident menjëherë sapo është evidentuar nga strukturat mbështesë, është reaguar përmes bombolave fikse. Janë lajmëruar strukturat përgjegjëse të cilat po hetojnë për shkakun e incidentit. Ajo çka është me rëndësi është se pacientët, stafi mjekësor janë shumë mirë. S’ka asgjë për t’u shqetësuar.

Incidenti ka ndodhur në këtë zonë të strukturës së ish-Kirurgjive, ku nuk ofrohet shërbim. Janë mbi 70 pacientë në COVID 3. Nuk janë prekur nga ky incident asnjë prej 3 pavionëve. Situata është në kontroll’, tha ministrja.

Po a përjashtohet pista e zjarrvënies së qëllimshme?

“Ka disa pista që po hetohen. Po vlerësohen të gjitha” tha ministrja.