RTSH 24 Live

Ekonomi

Ministrja Krifca: Të rritim aksesin e fermerëve shqiptarë në tregjet vendase dhe të huaja!

24/05/2023

Ministrja Krifca: Të rritim aksesin e fermerëve shqiptarë në tregjet vendase dhe të huaja!

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po zgjeron mbështetjen për rritjen e aksesit të fermerëve shqiptarë në tregjet vendase dhe të huaja, duke kontribuar në promovimin dhe shitjen më të shpejtë të produkteve të tyre. 

Në panairin e ExpoCity, "Food and Drinks Expo 2023" të hapur në Tiranë prodhuesit e vegjël e të mëdhenj nga Shqipëria po promovojnë prodhimin vendas duke i hapur dyer të reja në tregjet lokale dhe ndërkombëtare.  

E pranishme në këtë ngjarje të rëndësishme ekonomike Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se: “krahas investimeve në ngritjen e tregjeve bujqësore sipas modeleve më të mira po ndihmojmë fermerët të marrin pjesë në panaire lokale dhe ndërkombëtare me qëllimin kryesor të promovimit të prodhimeve Made in Albania.”

Zonja Krifca tha se qasja e re në agroturizmin shqiptar ka ngjallur kureshtje të madhe për vizitorët e huaj, por edhe vendas dhe kjo është bërë një pikë e rëndësishme për pasaportën turistike të Shqipërisë.

Ministrja Krifca njoftoi ndërkaq për iniciativën më të fundit  krijimin e një panairi ndërkombëtar në Shqipëri për prodhimin e brumërave, bukës, ëmbëlsirave dhe për çdo produkt "Made in Albania".

/ RTSH /