RTSH 24 Live

Sociale

Ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 gusht, 40 mijë shqiptarë përfitojnë nga marrëveshja për sigurimet shoqërore me Kanadanë

01/08/2022

Ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 gusht, 40 mijë shqiptarë përfitojnë nga marrëveshja për sigurimet shoqërore me Kanadanë

Ministrja e Ekonomisë dhe e Financave, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se rreth 30-40 mijë shqiptarë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Kanada, nga data 1 gusht, pritet të përfitojnë nga zbatimi i marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Kanadanë.

Kjo marrëveshje është ratifikuar në vitin 2019, dhe synon trajtimin e barabartë të qytetarëve dhe njohjen e vjetërsisë në punë. Në bazë të marrëveshjes, asnjë qytetar nuk do të humbasë asnjë ditë kontribute, pavarësisht se ku ka punuar.

Pjesë e kësaj marrëveshjeje është edhe eksporti i pensioneve, që do të thotë që pensioni do t’ju paguhet qytetarëve shqiptarë në vendin që do të zgjedhin të jetojnë. Shtetasit shqiptarë do të kenë mundësi që të marrin pensionin kanadez edhe nëse zgjedhin të jetojnë në Shqipëri, duke mos humbur asnjë të drejtë.

“Nis sot në 1 Gusht 2022 zbatimi i marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Kanadanë. Rreth 30-40 mijë shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në këtë vend pritet të përfitojnë. Kjo marrëveshje e ratifikuar në vitin 2019 synon trajtimin e barabartë të qytetarëve dhe njohjen e periudhave të vjetërsisë në punë”, shkruan zonja Ibrahimaj.

/rtsh.al/