Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishte i pranishëm të martën në ceremoninë e prezantimit në detyrë të zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Altin Kurti. Në këtë ceremoni u gradua edhe personeli i sapo titulluar me gradën “kolonel” në Forcat e Armatosura.
Vengu, sipas njoftimit për shtyp, deklaroi se, 15 kolonelë të rinj shtojnë edhe më shumë peshën dhe cilësinë e trupave tona, të cilët mbeten të angazhuara për të ruajtur sigurinë e vendit dhe për të mbajtur lart flamurin shqiptar në misionet dhe detyrat ndërkombëtare.
““Pasurimi” i Forcave të Armatosura nuk është vetëm sasior, por edhe cilësor, ndërsa investimi në kapitalin njerëzor mbetet objektiv kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes”, theksoi Vengu.
/rtsh.al/