RTSH 24 Live

Aktualitet

Minimaratona "Skampa 2024" në Elbasan, bllokohen disa akse rrugore

3 orë para

Minimaratona "Skampa 2024" në Elbasan, bllokohen disa akse rrugore

Më datë 06.10.2024, në orën 09:00, në qytetin e Elbasanit, shoqata “Maraton Albania” dhe bashkia Elbasan, do të organizojnë minimaratonën "Skampa 2024", një aktivitet sportiv, i cili starton në sheshin Genshër, vijon në rrugët e qytetit, në unazën e qytetit dhe përfundon në pikënisje, në sheshin “Genshër".

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa për ruajtjen e rendit publik, garantimin e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.

Për këtë qëllim se më 6 tetor nga ora 09:00-12:00, do të jenë të bllokuara segmentet rrugore si më poshtë:

"Kryqëzimi Kristoforidhi - 1 Maji";

"1 Maji - Rrethi i Doganës";

"Rrethi i Doganës - Rrethi i Luleve";

"Rrethi i Luleve - Rr. Zogu i parë (Unazë)";

"Rrethi i Postës - Rr. Zogu i parë (dy korsi)";

"Rrethi i Bashkisë - Kryqëzimi i Cërrikut (dy korsi)";

"Rr. Zogu i parë - Y. Sejdini";

"Kryqëzimi Q. Stafa - Kryqëzimi K. Naska";

"Kryqëzimi K. Naska - Kryqëzimi M. Biçaku";

"Kryqëzimi K. Naska - Kryqëzimi V. Kamami";

"Kryqëzimi Xh. Dëbova - Kryqëzimi L. Nosi";

"Kryqëzimi V. Kamami - Kryqëzimi Sh. Daiu";

"Kryqëzimi M. Tabaku - Kryqëzimi J. Kilica";

"Kryqëzimi I. Zyma - Kryqëzimi rruga e Re";

"Kryqëzimi J. Kilica - Kryqëzimi Rr. Rinia";

"Kryqëzimi rruga e Re - Kryqëzimi Kristoforidhi" .

/rtsh.al/