RTSH 24 Live

Rajon

Milorad Dodik kërcënon me “pavarësi” të Republikës Serbe nga Bosnja-Hercegovina

13/09/2023

Milorad Dodik kërcënon me “pavarësi” të Republikës Serbe nga Bosnja-Hercegovina

Presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik ka kërcënuar me shpalljen e pavarësisë së këtij  entiteti nga Bosnja e Hercegovina.

Dodik ka theksuar se do ta ndërmerrte këtë veprim nëse përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në këtë shtet, Christian Schmidt, vë në fuqi ligjin për pronat.

Menjëherë pas kësaj Asambleja Kombëtare do të mblidhen dhe do të shpallej statusi i pavarësisë së Republikës Sërpska”, tha Dodik në Banja Llukë pas një takimi me përfaqësuesit e Republikës Sërpska (RS).

Marrëveshja e Paqes së Dejtonit garanton integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës si një shtet i vetëm, me dy entitete dhe qarkun e Bërçkos.

Kjo marrëveshje dhe Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës ndalon shkëputjen e entiteteve.

Më 2 mars, Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës pezulloi përkohësisht Ligjin për pronën e paluajtshme të përdorur nga autoritetet publike në RS, deri në pritje të një vendimi përfundimtar të Kushtetueses.

Gjatë konferencës për mdia, Dodik tha se janë pajtuar që në buxhetin për vitin e ardhshëm të përfshijnë edhe një pikë që do të siguronte të ardhura për punëtorët në institucionet e Bosnje e Hercegovinës me kompensim të pagave, nëse përfaqësuesit e RS-së tërhiqen nga institucionet shtetërore.

Dodik, anëtarja serbe e Presidencës boshnjake, Zhelka Cvijanoviç, kryeministri i RS-së, Radovan CIshkoviç, kryetari i Asamblesë Kombëtare të këtij entiteti, Nenad Stevandiq dhe ministri për Drejtësi i Republikës Sërpska, Millosh Bujelloviç, janë nën sanksione amerikane për shkak të minimit të Marrëveshjes së Dejtonit.