RTSH 24 Live

Europë

Mijëra njerëz të zhvendosur në Emilia-Romanjë, alarmi në 3 rajone të Italisë

21/10/2024

Mijëra njerëz të zhvendosur në Emilia-Romanjë, alarmi në 3 rajone të Italisë

Italia ndodhet prej ditësh nën pushtetin e ujërave, pas motit të keq, stuhive të shiut dhe erës, që kanë lënë pas dëme të shumta materiale.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar probleme kritike veçanërisht në rrugët e Bolonjës, në provincën e Pesaros, por dhe në Kalabri.

Vala e motit të keq që goditi Emilia-Romanjës vazhdon që nga mbrëmja e së shtunës dhe më keq sesa pritej.

Mbi 3,500 njerëz janë evakuuar, ndërsa 15 mijë banorë të tjerë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike mbetën në errësirë totale.

Megjithatë, një emergjencë mbetet në rrugën shtetërore 16, ku mbikalimi hekurudhor do të mbetet i mbyllur.

Moti i keq ka kapur dhe zonën e Kalabrisë, ku për sot, deri në mesnatë, alarmi i motit ka kaluar nga portokallia në të verdhë.

Gjithashtu në zonën e Lamecos, nga rreth orës 23:00 u raportuan një sërë problemesh kritike për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike. Rreth orës 4 të mëngjesit, duke marrë parasysh kërkesat e shumta të marra në 115 në Katanxaro, ekipe të tjera u dërguan në zonën e Lamecia-Termes nga komandat e Kozencës dhe Krotones.

Rreth 90 ndërhyrje pritet të kryhen nga zjarrfikësit në lidhje me kontrollet për depërtimin e ujit dhe tharjen.

Mbi bazën e dukurive të vazhdueshme dhe të pritshme, është vlerësuar një alarm portokalli për ditën e sotme (21 tetor), për sektorë të mëdhenj të Emilia-Romanjës, jugun e Lombardisë dhe sektorët qendrorë dhe jugorë të Venetos.

/rtsh.al/