Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga qelia, u ka dërguar një letër publike strukturave të partisë dhe simpatizantëve, ku u kërkon nisjen e protestave paqësore periodike para SPAK.
Nëpërmjet kësaj letre, e cila u bë publike për mediat, nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, Meta kërkon që protestat duhet të zhvillohen për të denoncuar ato që ai i quan manipulime skandaloze të Prokurorisë së Posaçme në dosjen kundër tij si dhe për të denoncuar aferat e kryeministrit Edi Rama për të cilat thotë se SPAK nuk po i heton.
“Te nisin protestat paqësore periodike para SPAK për te denoncuar te gjitha manipulimet skandaloze te tyre ne dosjen kundër meje dhe për te denoncuar aferat skandaloze te Edi Rames qe SPAK nuk i heton”, thuhet në letër.
Kjo letër vjen një ditë pasi Apeli i GJKKO-së vendosi ta lërë në burg Metën, i cili u arrestua më 21 tetor, nën dyshimet për disa vepra penale, “korrupsion” në 3 raste, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.
u ka kërkuar anëtarëve, simpatizantëve dhe Kryesisë së Partisë së Lirisë që të nisin protestat paqësore periodike para SPAK.
Sipas Metës protestat do të zhvillohen për të denoncuar të gjitha manipulimet skandaloze të SPAK në dosjen kundër tij dhe për të denoncuar aferat skandaloze të Edi Ramës që SPAK nuk i heton.
/rtsh.al/