RTSH 24 Live

Politikë

Mërtiri: Pse Meta është bërë agresiv? E ka një hall. SPAK mund ta çojë në burg!

18/04/2024

Mërtiri: Pse Meta është bërë agresiv? E ka një hall. SPAK mund ta çojë në burg!

Analisti Ergys Mërtiri ‘në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH theksoi se Meta është bërë agresiv pasi duket qartë se ka një hall të madh me SPAK-un, i cili mund ta çojë edhe në burg. Sipas tij, Meta sa herë ka përdor këtë lloj gjuhe, i ka ardhur dështimi.

“Nisi me sfurqe e prapë LSI doli keq. Iku si President dhe iu sul Ramës me atë fjalor që e kemi dëgjuar. Ai ka dështuar në të gjitha rastet që ka qenë agresiv. Ai e di që ka punë me SPAK prandaj e sulmon. Ai bëhet agresiv dhe sërish humb. Ka qenë Saliu që doli e tha që të digjen mandatet. Nuk merren me sofra ku ulet njëri apo tjetri. Meta sheh stuhi dhe prandaj reagon në këtë mënyrë që e shohim. Një herë zhduket komplet, pastaj shfaqet dhe  tregon agresivitet. Ka shumë luhatje. Ka mospërputhje mes mënyrës se si po bën politikë Meta, dhe se si po bën Kryemadhi. Ajo po tregon pjekuri më të madhe politike në këto çaste. Meta e ka dëmtuar partinë që kur filloi me sfurqe e doli kundër amerikanëve. Sapo ka bërë parti të re, del e thotë sërish se do ta ri-themelojë. Ka shumë luhatje”, tha Mërtiri.

/rtsh.al/