RTSH 24 Live

Politikë

Gonzato: SPAK të bëj punën pa ndërhyrje. Politika të gjej konsensus për reformën zgjedhore

02/05/2024

Gonzato: SPAK të bëj punën pa ndërhyrje. Politika të gjej konsensus për reformën zgjedhore

Ambasadori i BE Silvio Gonzato ka shprehu mbështetjen e tij ndaj SPAK dhe drejtësisë së re që të bëjnë punën e tyre dhe se nuk duhet të ketë ndërhyrje nga të tjerët. Ai kërkoi që SPAK të vijojë punën e tij i qetë në luftën ndaj korrupsionit.

“Ne nuk komentojnë për hetime por ju e dini mbështetjen tonë për SPAK.  Mbështes punën e këtij institucioni. Sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, janë pjesë e kapitujve themelorë të BE që do të hapen të parët dhe do të mbyllen të fundit. Kam besim të plotë te SPAK, vijojmë punën me Bashkinë, për transportin e gjelbër, shkollat etj. Objektivi im është të bashkëpunojmë. Nuk ka standard të dyfishta. Mbështetja për sistemin e drejtësisë është e palëkundur, por mesazhi është i njëjtë dhe i përhershëm. Ne i japim përparësi të madhe reformës në drejtësi dhe duhet ta lëmë të bëjë punën e vet" tha Gonzato.

Një koment ka pasur edhe për reformën zgjedhore, ku ambasadori tha se politika duhet të arrijë konsensus lidhur me votën e emigrantëve dhe rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.

“Shpresoj që maxhoranca dhe opozita të arrijnë mirëkuptim për të vijuar me reformën zgjedhore, për votën e emigrantëve. Ka disa vendime të Gjykatës Kushtetuese që duhet të trajtohen. Nuk mund ta them unë se diaspora ka të drejtë apo jo të votojnë. Por partitë politike duhet të arrijnë konsensus”, tha ai.

Këto komente ambasadori i bëri gjatë çeljes së Javës së Europës 2024.

/rtsh.al/