RTSH 24 Live

Lifestyle

Medikamentet që nuk duhet të ndaloni kurrë papritur

17/05/2023

Medikamentet që nuk duhet të ndaloni kurrë papritur

Secili prej nesh merr medikamente çdo ditë. Për ata me sëmundje kronike në veçanti, pirja e ilaçeve është vetëm pjesë e rutinës së përditshme. Por çfarë do të ndodh nëse befas ndaloni marrjen e ilaçeve? Ndalimi i papritur mund të ketë pasoja shkatërruese.

Ilaçet për presionin e gjakut - Njerëzit që vuajnë nga hipertensioni ose presioni i lartë i gjakut, mund të marrin mjekime të rregullta për të mbajtur presionin e gjakut të qëndrueshëm. Këto mund të përfshijnë diuretikët, beta-bllokuesit, frenuesit ACE, bllokuesit e receptorit të angiotenzinës II, bllokuesit e kanalit të kalciumit, bllokuesit alfa dhe agonistët e receptorit Alfa-2.

Medikamente për tiroiden - Njerëzit që marrin ilaçe për tiroidet, veçanërisht ata me hipertiroidizëm (tiroide tepër aktive) janë në rrezik të shkaktojnë një "stuhi tiroide" nëse e ndërpresin mjekimin papritmas. Simptomat e kësaj gjendjeje kërcënuese për jetën përfshijnë rrahje të shpejta të zemrës, ethe, të fikët dhe madje edhe koma.

Ilaçet kundër depresionit - Njerëzit të cilët janë diagnostikuar me depresion mund t'u përshkruhet ilaçe që ndikojnë në tru. Megjithatë, disa njerëz ndjehen të tunduar të heqin dorë nga mjekimi kur fillojnë të ndihen më mirë.

Hollues gjaku -Antikoagulantët, të njohur më mirë si hollues gjaku, merren për të holluar gjakun dhe për të parandaluar mpiksjen. Këto zakonisht përshkruhen si një masë parandaluese për njerëzit që janë në një rrezik më të lartë për të pasur një goditje në tru ose sulm në zemër. Nëse e ndërprisni marrjen e këtij medikamenti, rritet rreziku i mpiksjes së gjakut dhe për pasojë rreziku i goditjes në tru dhe/ose sulmit në zemër.

Kortikosteroidet -Kortikosteroidet, të njohur edhe si steroid, janë barna anti-inflamatore. Ato janë versione sintetike të hormoneve që trupi ynë prodhon natyrshëm dhe janë të përshkruara për një sërë kushtesh, duke përfshirë astmën, alergjitë dhe sëmundjet autoimune që shkaktojnë dhimbje dhe inflamacion të nyjeve, muskujve dhe tendinave, etj.

Antibiotikët - Antibiotikët përdoren për të trajtuar infeksionet bakteriale. Ndërsa zakonisht nuk ka asnjë simptomë të tërheqjes kur ndaloni marrjen e tyre, mos mbarimi i një kursi antibiotikësh mund të lejojë që disa baktere të mbijetojnë dhe infeksioni mund të përkeqësohet përsëri.

/rtsh.al/