Artur Meçollari, ish ushtarak i lartë i Forcave të Armatosura, deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH se Ukraina do të përcaktojë fituesin e zgjedhjeve në Amerikë.
“Do të ketë debate shumë të forta. Por, thelbi i debatit, do të jetë raporti që ata do të kenë me Ukrainën. Për Tramp janë pikëpyetjet nëse ai do ta ndihmojë si deri më tani Ukrainën, si Biden, apo do ta bllokojë. Evropa Perëndimore e ka të qartë se Ukraina është kyçi kundër ekspansionit rus. Nëse bie Ukraina nuk dihet se si do të shkojë më pas situata. Ky do të jetë thelbi. Deklarata e Tramp për NATO-n mund të mos ndodhi, por frika është se mund të sakrifikojë Ukrainën”, tha Meçollari.
/rtsh.al/