RTSH 24 Live

Teknologji

Më shërbeu kamerieri, por pjatat i mblodhi roboti, eksperti: "Ja si u ndjeva kur u ula të drekoja"

30/05/2024

Më shërbeu kamerieri, por pjatat i mblodhi roboti, eksperti: "Ja si u ndjeva kur u ula të drekoja"

I ftuar në studion e emisionit “Jetë Shqiptarë” në RTSH 1, eksperti i Transformit Digjital, Dr. Erjon Curraj, u shpreh se Shqipëria duhet të përdorë më shumë teknologjinë robotike edhe për turizëm pa lënë mënjanë edhe traditat.

Për më tepër Curraj tha se kam ardhur koha të mos jemi ndjekës të perëndimit por të jemi ne të parët për të bërë revolucion.

Nëse shikojmë rastin e Shqipërisë, duhet të mos e shikojmë veten si ndjekës me sytë nga perëndimi. Pse mos ti hedh perëndimi sytë nga ne, pse mos jemi ne të parët ata që bëjnë revolucion dhe përdorin teknologjinë në ato mënyrë që përdorin dhe traditën. Duhet të përdoret në ato aspekte që ka nevojë, jo në shërbim ndoshta jo në kontakt me personin por duhet të jetë gjithçka pas personit. Në një konferencë që isha javën që kaloi pashë që shërbimi ishte nga një kamarier por pjatat i mblidhte një robot”, u shpreh Curraj.

/rtsh.al/