RTSH 24 Live

Botë

Mbreti Charles III rikthehet në detyrat publike javën e ardhshme

26/04/2024

Mbreti Charles III rikthehet në detyrat publike javën e ardhshme

Mbreti Charles III i Britanisë së Madhe do të rikthehet në detyrat publike javën e ardhshme pas “një periudhe trajtimi dhe rikuperimi” nga kanceri.

Lajmin e bëri të ditur “Buckingham Palace” sipas të cilit, monarku 75-vjeçar do t'i bashkohet gruas së tij, Mbretëreshës Camilla, për një vizitë në një qendër të trajtimit të kancerit të martën "ku ata do të takojnë specialistë mjekësorë dhe pacientë", sipas një deklarate të pallatit.

Ky do të jetë i pari nga disa angazhime që Mbreti pritet të kryejë në javët në vijim.

Pallati njoftoi gjithashtu se Mbreti Charles III do të presë perandorin japonez Naruhito dhe perandoreshën Masako për një vizitë shtetërore në qershor.

Një burim mbretëror tha se nuk kishte plane për të ndarë detaje të mëtejshme specifike për gjendjen ose planin e trajtimit të monarkut, transmeton CNN. 

Një zëdhënës i Pallatit të Buckingham tha se “madhështia e tij inkurajohet shumë që të rifillojë disa detyra përballë publikut dhe shumë mirënjohës ndaj ekipit të tij mjekësor për kujdesin dhe ekspertizën e tyre të vazhdueshme”.

/rtsh.al/