RTSH 24 Live

Botë

“Po kthehet në car rus”, 24 vitet në pushtet që ndryshuan Putinin

07/05/2024

“Po kthehet në car rus”, 24 vitet në pushtet që ndryshuan Putinin

Për herë të pestë Vladimir Putin bëri betimin si President i Rusisë në mandatin e ri 6-vjeçar. Ai bëri një shëtitje të gjatë në Pallatin e Kremlinit deri në Sallën e Fronit të Shën Andreë, një rrugë e njohur prej tij, por shumë ndryshe nga ceremonia e parë e inaugurimit të Putinit në maj 2000.

Në atë kohë, presidenti Putin u zotua të "ruajë dhe zhvillojë demokracinë" dhe "të kujdeset për Rusinë".

Njëzet e katër vjet më vonë, udhëheqësi i Kremlinit po bën luftë kundër Ukrainës; një luftë në të cilën Rusia ka pësuar humbje të mëdha. Në vend të zhvillimit të demokracisë, presidenti Putin e ka kufizuar atë, burgos kritikët, heq të gjitha kontrollet dhe balancat e pushtetit të tij.

"Putini mendon për veten tani si Vladimir i Madh, si një car rus. Nëse do të ktheheshim në dy mandatet e tij të para presidenciale, unë mendoj se do të kishim një vlerësim mjaft të favorshëm për Putinin. Ai e stabilizoi vendin politikisht dhe zhvilloi ekonominë. Sot ai është kthyer në një imperialist në vend të një pragmatist," tha Fiona Hill, një ish-këshilltare për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Zyrtarisht, Vladimir Putin fitoi më shumë se 87% të votave në zgjedhjet presidenciale të marsit. Megjithatë, ai nuk u përball me asnjë sfidues serioz në një garë që shihet gjerësisht si as e lirë dhe as e drejtë.

/rtsh.al/