RTSH 24 Live

Botë

Putin betohet si president: Rusia, e hapur për të zhvilluar marrëdhënie me Perëndimin

07/05/2024

Putin betohet si president: Rusia, e hapur për të zhvilluar marrëdhënie me Perëndimin

Presidenti rus, Vladimir Putin është betuar si president i Rusisë për herë të pestë në një ceremoni që  u zhvillua në Kremlin.

Në fjalimin e tij që pasoi pas betimit, Putin falënderoi kombin për mbështetjen e tij dhe ushtrinë që lufton luftën e saj në Ukrainë.

“Dëshiroj të falënderoj pjesëmarrësit e operacionit special ushtarak, dua të falënderoj të gjithë ata që luftojnë për vendin tone. Fati i Rusisë do të përcaktohet vetëm nga ne. Unë shoh një kuptim të thellë të rolit tonë historik për të mbrojtur zgjedhjen tonë, për të mbrojtur lirinë tonë dhe për të mbrojtur interesat kombëtare të Rusisë".

Duke iu drejtuar Perëndimit, ai tha se Moska nuk refuzon dialogun me vendet perëndimore për bashkëpunim me Rusinë. Ai tha se Rusia është e gatshme të bëhet një partner "i ndershëm" me këdo që është i gatshëm.

“Ne as nuk e refuzojmë dialogun me vendet perëndimore. Do të shohim nëse ata do të vazhdojnë të ndalojnë zhvillimin e vendit tonë dhe do të vazhdojnë të bëjnë presion mbi vendin tonë apo nëse do të kërkojnë mënyra për të bashkëpunuar me ne”, theksoi ai.

Putin është tashmë udhëheqësi më jetëgjatë i Kremlinit që nga Joseph Stalin, pasi ka qëndruar në pushtet për gati dy dekada e gjysmë - 20 vjet si president, katër si kryeministër.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian Zhosep (JoseBorrel u kërkoi vendeve anëtare që të mos merrnin pjesë në betim. Sipas sipas tij, pjesëmarrja do të ishte një kontradiktë e qartë, pasi Putinin është përgjegjës për luftën në Ukrainë.

/rtsh.al/