RTSH 24 Live

Botë

Borrell: Ofensiva e Rafahut do të shkaktojë shumë viktima civile

07/05/2024

Borrell: Ofensiva e Rafahut do të shkaktojë shumë viktima civile

Pavarësisht paralajmërimeve të qarta të BE-së, SHBA-së dhe të tjerëve, vendosmëria e Izraelit për të kryer një ofensivë në Rafah do të çojë në vdekjen e më shumë civilëve , kështu ka deklaruar Shefi i Politikës së Jashtme të BE, Xhosep (Josep) Borrell.

“Ofensiva e Rafahut ka filluar sërish, me gjithë kërkesat e komunitetit ndërkombëtar, SHBA-ve, vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ku të gjithë i kërkojnë Netanyahut të mos sulmojë. Kam frikë se kjo do të shkaktojë sërish shumë viktima, viktima civile. Çfarëdo që të thonë. Nuk ka zona të sigurta në Gaza“, shprehet Borrell.

Hamasi njofton se ka pranuar një propozim të bërë nga Egjipti dhe Katari për armëpushim për të ndalur luftën 7-mujore me Izraelin.

Njoftimi për pranimin e një armëpushimi erdhi disa orë pasi Izraeli urdhëroi palestinezët të fillonin evakuimin e qytetit jugor të Gazës, Rafah, përpara një operacioni ushtarak.

/rtsh.al/