RTSH 24 Live

Politikë

Mblidhet grupi parlamentar i PS, Peleshi: Të vendosur për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë

10/09/2024

Mblidhet grupi parlamentar i PS, Peleshi: Të vendosur për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur të martën nën drejtimin e kryetarit, Niko Peleshi, ku është folur lidhur me fokusin e diskutimeve në seancat parlamentare. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Peleshi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.  

“Të vendosur për të çuar përpara me ritëm reformat dhe proceset integruese të Shqipërisë”, shkruan Peleshi.

Sipas tij, mirëqenia e qytetarëve dhe arritja e standardeve evropiane janë synim dhe objektiv i palëvizshëm i socialistëve dhe i deputetëve në Kuvend.

/rtsh.al/