RTSH 24 Live

Sociale

Mbledhja e patateve, lagështia në tokë lehtëson procesin e mbledhjes së prodhimit

16/09/2024

Mbledhja e patateve, lagështia në tokë lehtëson procesin e mbledhjes së prodhimit

Fermerët e fushës së Maliqit kanë nisur mbledhjen e prodhimit bujqësor, konkretisht të patates. Drejtori i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Arben Dulellari thotë se reshjet e rëna së fundmi kanë shtuar lagështinë në tokë, duke lehtësuar këtë proces për fermerët.

Fermerët thonë se këtë vit prodhimi është cilësor dhe i paprekur nga sëmundjet.

Patatja është një kulturë e cila prodhohet masivisht në rang Qarku ku në vit ka një prodhim prej mbi 60 mijë ton me një sipërfaqe të mbjellash prej mbi 2 mijë HA.

Gazetare:Geralda Sali

/RTSH/