RTSH 24 Live

Aktualitet

Mbillen rreth 40 bredha në hyrje të Hoçishtit

02/03/2021

Mbillen rreth 40 bredha në hyrje të Hoçishtit

Rreth 40 bredha janë mbjellë në hyrje të fshatit Hoçisht në Bashkinë e Devollit, pas pastrimit të shkurreve që kishin zaptuar të gjithë zonën prej vitesh. Kjo iniciativë e Drejtorisë së Shërbimeve të bashkisë Devoll dhe njësisë administrative Hoçisht vjen në kuadër të sezonit të mbjelljeve por edhe dëshirës për një mjedis më të pastër e më të gjelbëruar. Kështu është shprehur administratorja Xhulja Temo, ndërsa tha se kjo iniciativë do të shtrihet edhe në pjesë të tjera të fshatit Hoçisht por edhe në fshatra të tjerë të kësaj njësie.