RTSH 24 Live

Sociale

Mbetjet mbushin brigjet e Kirit- Në këtë zonë prehen “Dëshmorët e Atdheut”, të rrethuar nga inertet

12/02/2024

Mbetjet mbushin brigjet e Kirit- Në këtë zonë prehen “Dëshmorët e Atdheut”, të rrethuar nga inertet

Depozitimi i mbetjeve inerte në brigjet e  lumit Kir, vijon të mbetet problem shqetësues në bashkinë Shkodër. Pranë varrezave të dëshmorëve, ku kalon edhe lumi situata është  problematike. Tonelata mbetjesh të ndryshme bashkë me ato inerte hidhen pa kriter në këtë zonë duke u kthyer në një problem mjaft serioz.

Devijimi i rrjedhës së lumit Kir për shkak të ndotjes që po i bëhet shtratit të tij pasohet nga dëme të mëdha mjedisore.

Depozitimi i mbetjeve të ngurta përbën shqetësim jo vetëm për banorët por edhe ka ndikim në ndotjen mjedisore që shkakton tek Lumi Kir duke mos lënë këtu dhe prishjen e imazhit të “Varrezave të Dëshmorëve”.

Në të njëjtën kohë nuk dihet ende se deri kur kjo situatë e papranueshme do të vijojë të jetë në këtë gjendje, kur mendon këto pamje janë vërtet skandaloze ku mbetjet lulëzojnë çdo ditë.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/