RTSH 24 Live

Sociale

Mbetjet e ullinjve kthehen në lëndë djegëse - Fatmir Meçani nga Libohova tregon përvojën e tij

16/09/2024

Mbetjet e ullinjve kthehen në lëndë djegëse - Fatmir Meçani nga Libohova tregon përvojën e tij

Prej gati dy vitesh fermeri nga Libohova Fatmir Meçani mbetjet e përpunimit të ullirit po i shndërron në lëndë djegëse të quajtura briketa që përdoren  për ngrohjen e ambientit gjatë periudhës së dimrit . Ai i përgatit këto lëndë djegëse në mënyrë artizanale fal një makinerie të cilën e ka krijuar vet në mënyrë inovatore me pjesë nga pajisje të ndryshme.

Ai pohon se për briketat ka një interes të lartë nga banorët dhe se tregtimin e tyre e ka të siguruar  pasi ato janë më ekonomike se lënda djegëse e drurit.

Veç briketave që Meçani përpunon në mënyrë artizanale ai kujdeset edhe për tokat e mbjella që ka me kultura të ndryshme bujqësore në bashkinë e Libohovës.

/RTSH/