Ministrat e Jashtëm të NATO-s mblidhen sot në Bruksel në një takim dy ditor ku në krye të axhendës së tyre pritet të jetë mbështetja për Ukrainën.
Aleatët kanë premtuar tashmë qindra miliona dollarë ndihmë të re ushtarake përpara takimeve, duke përfshirë paketa të reja ndihme nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania.
Sipas axhendës takimi nis me një konferencë për shtyp paraministrore e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte-ku pas pritjes së ministrave të NATO-s, do të mbajë fjalën hapjes në takimin e e Këshillit të Atlantikut të Veriut.
Përveç bisedimeve ministrore të NATO-s, axhenda përfshin gjithashtu raundin e fundit të takimeve për këshillin NATO-Ukrainë, ndërsa zyrtarët ukrainas shtyjnë për anëtarësim në aleancë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të dielën se një ftesë për t'u bashkuar me NATO-n "do të forconte rrënjësisht Ukrainën përpara çdo negociate për t'i dhënë fund luftës".
Udhëheqësit e NATO-s kanë thënë vazhdimisht se e ardhmja e Ukrainës është në NATO, por se vendi nuk do të jetë në gjendje të anëtarësohet ndërkohë që lufta ruse është në vazhdim.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, u tha gazetarëve të hënën se Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në "të ndihmojnë Ukrainën që të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm në fushën e betejës dhe të sigurohet se ata janë në gjendje të mbrojnë veten tani dhe në afat të gjatë".
Në frontin e betejës, zyrtarët ukrainas thanë të martën se sulmet ajrore ruse gjatë natës dëmtuan infrastrukturën energjetike në rajonet perëndimore të Rivne dhe Ternopil.
Në rajonin e Dnipropetrovsk, guvernatori Serhiy Lysak tha në Telegram se granatimet ruse dhe një dron goditën qytetin e Nikopol, duke dëmtuar shumë shtëpi, një palestër dhe linja gazi dhe energjie.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të martën se rrëzoi një dron ukrainas mbi rajonin e Belgorodit dhe një tjetër dron mbi Bryansk.
/rtsh.al/