RTSH 24 Live

Europë

Parlamenti francez fillon debatin për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë

9 orë para

Parlamenti francez fillon debatin për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë

Deputetët francezë filluan debatin në parlament për  mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit Michel Barnier, njofton BBC.

Drejtimi i qeverisë nga ana e Barnier u vu në pikëpyetje, pasi ai përdori kompetenca të veçanta për të kaluar buxhetin, pa u kaluar më parë në votim.

Debati u hap me Eric Coquerel, nga e majta radikale, dhe Marine Le Pen, nga ”Rassemblement Nationale” ekstremit të djathtë që akuzojnë Barnierin se nuk i dëgjoi kërkesat e tyre.

Qeveria e pakicës e kryeministrit nuk ka gjasa të mbijetojë pasi si Fronti Kombëtar i Le Pen ashtu edhe aleanca e majtë e Frontit të Ri Popullor kanë thënë se do të mbështesin mocionin.

Ndërkohë, sipas AFP-së, udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen i bëri thirrje Asamblesë Kombëtare të rrëzojë qeverinë, e cila, sipas saj, thjesht zbaton zgjedhjet teknokrate të presidentit Emmanuel Macron.

Parlamenti duket se po shkon drejt miratimit të mosionit të mosbesimit, të thirrur nga deputetë të zgjedhur nga e majta dhe e djathta ekstreme, të cilët së bashku kanë dukshëm më shumë se shumica e votave të nevojshme për të rrëzuar ekzekutivin.

Përpara Le Pen, Eric Coquerel, në emër të deputetëve të krahut të majtë të Frontit të Ri Popullor (NFP), i kërkoi përfundimin e mandatit të presidentit Macron.

Sipas ATSH

/ rtsh.al /