RTSH 24 Live

Aktualitet

Mbërrin në TKOB arkëmorti me trupin e pajetë të Ismail Kadaresë

03/07/2024

Mbërrin në TKOB arkëmorti me trupin e pajetë të Ismail Kadaresë

Ka mbërritur në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, arkëmorti me trupin e pajetë të Ismail Kadaresë, i shoqëruar nga truproja e Gardës dhe familjarët e Kadaresë.

Po ashtu, e shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, ka mbërritur në ambientet e TKOB, aty ku mbahen edhe homazhet dhe ceremonia shtetërore në nder të kolosit të letërsisë shqiptare, edhe bashkëshortja e Ismail Kadaresë.

Homazhet në nder të shkrimtarit të madh nisën në orën 09:00, ndërsa në ambientet e TKOB pritet të mbërrijnë edhe liderët e politikës shqiptare dhe personalitete të larta shqipfolëse.

/rtsh.al/