RTSH 24 Live

Kulturë

Mbahet në Shkodër konferenca shkencore për kulturën mesjetare arbërore

23/05/2024

Mbahet në Shkodër konferenca shkencore për kulturën mesjetare arbërore

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë në bashkëpunim me institutin “Ali Hadri” në Prishtinë organizuan ditën e sotme në bibliotekën e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” një konferencë shkencore me temë “Kultura mesjetare në hapësirat arbërore”.

Synimi i kësaj konference ishte bashkëpunimi mes studiuesve nga fusha e historisë, arkeologjisë, antropologjisë dhe shkencave të tjera për të diskutuar dhe analizuar zhvillimet kulturore dhe historike në hapësirat arbërore gjatë mesjetës.

Zgjodhëm ta mbajmë këtë konferencë në qytetin e Shkodrës për dy arsye kryesore për shkak të së shkuarës së njohur të këtij qyteti si qendër e qytetërimi verior dhe së dyti sepse nga periudha venedikase nga ky qytet kemi trashëguar dy regjistra të rëndësishëm atë të kadastrës dhe atë të koncesioneve”, tha Drejtuesi i Institutit të Historisë Tiranë, Hamit Kaba.

Qëllimi i organizimit të kësaj konference është që rezultatet e saj të jenë në interes dhe në dobi të historisë tonë në nivelin kombëtar pastaj dhe për të gjithë studentët, studiuesit”, tha Drejtuesja e Instituti të Historisë” Prishtinë, Teuta Shala-Peli.

Pjesëmarrësit ndanë hulumtimet e tyre më të fundit, dhe diskutuan për perspektivat teorike dhe metodologjike, dhe gjithashtu për rritjen e bashkëpunimit për studime të mëtejshme.

/RTSH/