RTSH 24 Live

Sociale

Maturantët në Shqipëri zhvillojnë sot provimin e parë të Maturës Shtetërore

03/06/2021

Maturantët në Shqipëri zhvillojnë sot provimin e parë të Maturës Shtetërore

Maturantët në të gjithë vendin zhvillojnë sot provimin e parë të Maturës Shtetërore, ai i Gjuhës së huaj.
Rreth 34 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit, ndërsa në total në të gjithë vendin janë 208 qendra ku do të bëhet provimi.
Provimi i anglishtes nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30. Maturantët edhe këtë vit do të zbatojnë rregullat antikovid, ku në një klase do të jenë 10-15 maturantë. Ndryshe nga viti i kaluar, tezat e sivjetshme do të përmbajnë pyetje me alternativa dhe pyetje me zhvillim.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, uroi dje maturantët suksese në provimet e maturës. “Dua t’ju siguroj që në këtë pikë ne jemi dhe do të vijojmë të jemi shumë të kujdesshëm, në mbështetjen tuaj, në mënyrë që secili prej jush të vlerësohet, nga njëra anë duke konsideruar vështirësitë e këtij viti, por nga ana tjetër edhe me meritokraci, duke bërë dallimin e më të mirëve”, tha Kushi.
Më pas maturantët do të kryejnë provimet e tjera të Maturës Shtetërore 2021 në 7 qershor Gjuha Shqipe, 11 qershor Matematika dhe 15 qershor Lënda me zgjedhje.