RTSH 24 Live

Sociale

Maturantët gati për nisjen e provimeve, testet provë konfirmojnë një nivel të mirë të përgatitjes

25/05/2023

Maturantët gati për nisjen e provimeve, testet provë konfirmojnë një nivel të mirë të përgatitjes

Maturantët janë pushtuar nga ethet e provimeve. 1 javë para nisjes së tyre, ata ndihen të emocionuar dhe mjaftueshëm të përgatitur për të hedhur hapin vendimtar, atë të testimit të njohurive të 12 viteve shkollim.

Zv Ministrja e Arsimit, Nina Guga në një intervistë për TVSH sqaron në përmbyllje të orëve të konsultimeve dhe përsëritjes së lëndëve bazë maturantët i janë nënshtruar muajin e fundit paratestimeve, ku dhe konfirmohet një nivel i mirë i përgatitjes së tyre.

Për sa i takon vështirësisë së testit ai do të jetë i hartuar sipas 3 niveleve.

Niveli i fundit do të jetë ndaj nxënësve të notave 9-tës nga të 10-tës.

Provimet do të zgjasin nga 2 orë e gjysëm dhe do të përbëhen nga 60 pikë të mundshme.

Që maturanti të klasifikohet fitues duhet të përfitojë 25% të totalit të gjithë pikëve. 

/RTSH/