RTSH 24 Live

Sociale

Matura Shtetërore nën monitorimin e kamerave të sigurisë

17/03/2023

Matura Shtetërore nën  monitorimin e kamerave të sigurisë

Pas përsëritjes së njohurive të marra që do të zhvillojnë ne muajin Maj, maturantët shqiptarë këtë vit do tu nënshtrohen në Qershor provimeve të matures. Datat e zhvillimit të  tyre do të publikohen  me heret nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve. 

Zv. Ministrja e Arsimit Nina Guga në një intervistë për TVSH ka saruar se këtë vit ka ndryshuar procesi i administrimit të maturës shtetërore. 

Sipas saj një pjesë e provimeve do të zhvillohen në salla të mëdha të monitoruara nga kamerat e sigurisë.

Ndryshimet e ndërmarra në procesin e administrimit të maturës synojnë mbi të gjitha uljen e fiktivitetit të notave.  

Edhe për administratorët e provimeve do të ketë penalitete nëse verifikohet se kanë publikuar tezën.

Pragu i kalueshmërisë këtë vit nuk do të ndryshojë. Që maturanti të quhet kalues duhet të marrë 15 pikë nga 60 të mundëshme.

 

/ rtsh /