RTSH 24 Live

Kulturë

Mati i jep lamtumirën e fundit “Mjeshtrit të Madh” Ymer Neli

08/12/2023

Mati i jep lamtumirën e fundit “Mjeshtrit të Madh” Ymer Neli

Mati i ka dhënë lamtumira e fundit instrumentistit të mirënjohur “Mjeshtrit të Madh” Ymer Neli. 

Qindra qytetarë e personalitete të artit dhe muzikës zhvilluan homazhe dhe  kujtuan figurën e Ymer Nelit me kontributin e tij për më shumë se 6 dakada si pjesë e dhjetra festivaleve brenda e jashtë trojeve shqiptare.

Ymer Neli  u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të pashtershme folklorike, një jetë të përkushtuar për muzikën.  Me një karrierë të pasur, që shtrihej për rreth 65 vite në skenë, Ymer Neli ishte një pjesëmarrës i përhershëm në aktivitetet lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare të orkestrinës popullore të Matit. 

Ky "Laurant i festivaleve" dhe "reformatori i veglave popullore" ka lënë pas një pasuri të çmuar jo vetëm në muzikë, por edhe në edukimin e brezave të rinj. Në vitet e karrierës së tij, “Mjeshtri i Madh” Ymer Neli ka mësuar dhe frymëzuar breza të tërë nxënësish në Qendrën Kulturore të Fëmijëve Mat.

Gazetare Amela Koçerri

/ rtsh.al /