RTSH 24 Live

Aktualitet

Mashtruan klientët deri në 15 mijë euro, vihen në pranga 2 punonjës të agjencisë turistike

3 orë para

Mashtruan klientët deri në 15 mijë euro, vihen në pranga 2 punonjës të agjencisë turistike

Policia ka arrestuar 2 punonjës të një agjencie turistike, pasi dyshohet se kanë përfituar rreth 15 mijë euro, duke mashtruar klientët e agjencisë.

Sipas policisë janë vendosur një 22 dhe 24 vjeçar të dy banues në Tiranës dhe akuzohen për veprat penale "Mashtrimi", kryer në bashkëpunim, "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve", parashikuar nga nenet 143/2-25, 180 dhe 181 të K. P.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe financiare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Travel". Si rezultat i operacionit u ndaluan shtetasit: K. K., 22 vjeç, dhe R. H., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale "Mashtrimi", kryer në bashkëpunim, "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve", parashikuar nga nenet 143/2-25, 180 dhe 181 të K. P”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia shpjegon më tej se 2 punonjësit e agjencisë, dyshohet se kanë mashtruar klientë të agjencisë së udhëtimit ku ishin të punësuar, pasi iu kanë marrë atyre paratë për rezervimin e biletave për vajtje, ardhje dhe për akomodim në hotel, por kanë blerë vetëm biletën për vajtje në destinacion.    

/rtsh.al/