RTSH 24 Live

Rajon

Marrëveshja për energjinë, Kosova licencon kompaninë serbe që do operojë në veri

24/06/2022

Marrëveshja për energjinë, Kosova licencon kompaninë serbe që do operojë në veri

Bordi i Rregullatorit për Energji e Kosovës ka licencuar kompaninë “Elektrosever”,  që do të operojë në katër komunat në veri të Kosovës në bazë të marrëveshjes së arritur me Serbinë për energjinë.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi nga janari i 2023, ku banorëve të veriut të Kosovës me shumicë serbe do i faturohet energjia elektrike pas më shumë se dy dekadash që nuk paguajnë.

Elektrosever është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë, EPS (Elektroprivreda Srbije), por në Kosovë është themeluar me ligje të Kosovës, ka marrë licencën për 5 vite.

Vetëm komunat e Zveçani, Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Mitrovica e Veriut do të mund të furnizohen nga kjo kompani. Marrëveshja u arritur në Bruksel në kuadër të dialogut Serbi-Kosovë.  

/rtsh.al/