RTSH 24 Live

Politikë

Marrëveshja për emigrantët, Rama: Qendra e pritjes sipas kritereve të BE

07/11/2023

Marrëveshja për emigrantët, Rama: Qendra e pritjes sipas kritereve të BE

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetarin italian Bruno Vespa, pas marrëveshjes së firmosur me homologen Xhorxha Meloni (o. Giorgia), për ngritjen e qendrave pritëse për emigrantët në Shqipëri, ishte detyrim për vendin që u hapi dyert shqiptarëve në ditët e vështira të eksodit masiv në 1990.

"Kjo marrëveshje vjen nga mirënjohja e thjeshtë që gjendet gjithmonë brenda meje dhe brenda të gjithë shqiptarëve kundrejt Italisë, dhe kur Italia kërkon t'i japim një dorë, edhe pse nuk mund ta zgjidhim ne problemin e madh të emigrantëve, jemi të nderuar që t'i japim një dorë. Bëhet fjalë për një qendër pritjeje dhe për një postë ku do të procedohet me të gjitha verifikimet, regjistrimet. Çdo gjë është bërë sipas kritereve të mirëpërcaktuara të Bashkimit Evropian," u shpreh kryeministri Rama.

Kryeministri e cilësoi vendimin si një mbështetje për Italinë, e cila po përballet më fort me flukset migratore, ndërsa vende të tjera evropiane kanë refuzuar të presin emigrantë.

Edi Rama në intervistën me gazetarin Vespa u shpreh se vende të ndryshe janë skeptikë për të pritur emigrantë të besimeve të tjera fetare, ndërsa me devotshmëri pritën emigrantët e luftës në Ukrainë, pasi i përkasin besimit të krishterë.

Të hënën, kryeministri Rama firmosi në selinë e qeverisë në Romë me kryeministren Meloni marrëveshjen në fushën e emigracionit.

Gazetare: Denada Shkodrani

/rtsh.al/