RTSH 24 Live

Botë

Marrëveshja me Stambollin/ Ukraina nis 16 anije me drithëra, Zelensky: Ka mundësuar uljen e krizës ushqimore

14/08/2022

Marrëveshja me Stambollin/ Ukraina nis 16 anije me drithëra, Zelensky: Ka mundësuar uljen e krizës ushqimore

Që nga fillimi i marrëveshjes së eksportit të grurit të Stambollit, 16 anije me grurë për shtatë vende në tre kontinente janë larguar tashmë nga portet e Ukrainës me pothuajse gjysmë milioni ton produkte bujqësore në bord si misër, grurë, vaj luledielli, sojë dhe mallra të tjera absolutisht të nevojshme për tregun botëror, raporton La Repubblica.

Për presidentin Volodymyr Zelensky eksporti i drithërave ka mundësuar uljen e krizës ushqimore.

Kjo tashmë ka bërë të mundur uljen e ashpërsisë së krizës ushqimore dhe u ka dhënë njëfarë shprese paqeje, vendeve konsumatore të produkteve tona bujqësore”, shprehet Zelensky.

Katër ditë më parë mbërriti në Durrës anija “cargo” e quajtur “Jaohar Ranim me 6 mijë ton grurë e nisur nga Ukraina. 

Lufta si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë ndërpreu furnizimin me grurë nga kjo e fundit. Falë një marrëveshje Rusi- Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia,  Ukraina nisi sërish eksportin e mijërave tonë drithëra.

Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.

/rtsh.al/